E zbulon “Vipsport” / U largua nga Teuta, mbrojtësi mes Vllaznisë dhe Partizanit

Esin Hakaj, shkodrani që luan në linjën e majtë të mbrojtjes, aty ku ka qenë pjesë e skuadrave si: Vllaznia, Partizani e sezonin e shkuar me Teutën duket se është shumë pranë skuadrës së re për sezonin 2019-2020.

Nga sa bëhet e ditur, Hakaj ka marrë ofertë nga Vllaznia, por shumë afër tij duket edhe skuadra e Partizanit, aty ku Hakaj ka qenë pjesë edhe dy vite më parë. Esin Hakaj, me Teutën ka luajtur sit titullarë në pjesën më të madhe të ndeshjeve, e madje edhe duke spikatur.

Si te Partizani, ashtu edhe te Vllaznia, Hakaj do të bënte punën në linjën e majtë, madje ai krahas detyrës mbrojtëse dallohet dhe për shpërthimet në krah.

E.S./Vipsport.al/