E zbulon “VipSport”/ Stojku nuk është më trajner i Apolonisë

Gentian Stojku nuk do të jetë më trajner i Apolonisë. Trajneri elbasanas u bë pjesë e fierakëve në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

Apolonia nuk arriti as në këtë sezon të ngjitej në elitën e futbollit shqiptar, teksa tashmë fierakët do të provojnë sërish nga sezoni i ardhshëm, ku sipas admistratorit, Olsi Bregu, klubi do të ndryshojë strategji duke u rikthyer pretendentë për në Kategorinë Superiore.

Administratori Olsi Bregu i kontaktuar nga “VipSport” ka pohuar: “Në radhë të parë e falënderoj profesor Stojkun për aq sa bashkëpunuam. Ka bërë një punë të mirë në Fier dhe kontrata e tij përfundonte më 31 maj. Apolonia do të nis një cikël të ri ndryshe dhe shumë shpejt do të ketë edhe një strategji per sezonin e ardhshëm ku duam që të jemi pretendentë”,- tha administratori i fierakëve, Olsi Bregu.

E.S/VipSport.al/