E zbulon “VipSport” / Dy shkodranët e ardhur me bujë drejt largimit nga Teuta

Nga Teuta do të ketë të tjera largime dhe nga sa bëhet e ditur, pas Esin Hakajt që është larguar duke e bërë zyrtar divorcin e tij të shtunën, janë edhe dy futbollistë që janë aktivizuar edhe si titullarë në radhët e durrsakëve.

Armando Vajushi, me shumë gjasa, por edhe Uendi Vecaj. Që të dy ka gjasa që të rikthehen në Shkodër, ndërsa Vajushi ka si opsion edhe largimin jashtë vendit. Vajushi dhe Vecaj nuk kanë luajtur që nga minuta e parë sot në Durrës.

Kujtojmë që Teuta ka qenë një klub i preferuar për shkodranët, por që për sezonin e ardhshëm zor se ata mund të jenë pjesë e bregdetarëve.

E.S./Vipsport.al/