E vendos gjykata: Minifutbolli me kolegë e klientë quhet pjesë e orarit të punës

Të shkosh të luash minifutboll me kolegët apo me klientët do të cilësohet zyrtarisht pjesë e orarit të punës. Ky është vendimi që ka dalë nga Gjykata Supreme spanjolle në Vigo, gjykatë e shkallës së dytë i e cila klasifikon edhe dëmtimet në ndeshje të tilla si “aksident në punë”.

Çështja në fjalë ka lindur nga sindikata e punëtorëve të “Altadis”, kompania e prodhimit të duhanit. Prej vitesh, kompania organizon ndeshje minifutbolli me shitësit e duhanit në zonë, që janë klientët e tyre të parë. Çështja është aq serioze, sa në kontratat e lidhura me punëtorët falë ndërhyrjes së sindikatave, përshkruhet që pjesëmarrja në këto ndeshje është vullnetare, por kush luante do të kishte të drejtën e rikuperimit të kohës së humbur me orë të lira apo ditë pushimi.

Por sindikatat kërkuan më shumë dhe ia dolën. Duke i cilësuar ndeshjet si “aktivitet social në bashkëpunim me klientët”, kërkohej që ato të vlerësoheshin si orar pune dhe në këtë mënyrë dita e punës të nesërmen të mos fillonte pa kaluar të paktën 12 orë nga mbyllja e duelit, siç parashikojnë rregulloret e punësimit. Për më tepër, që çdo problem fizik duke shkuar në fushë, gjatë ndeshjes e duke u larguar nga ajo, të cilësohej si “aksident në punë”.

Dy shkallët e gjykimit i kanë dhënë të drejtë kërkesave të sindikatës, duke zyrtarizuar ndeshjet e minifutbolit si orar pune më të drejta të plota. /vipsport.al/