E nisi me rekord ndaj Shqipërisë, tani kërkon triumfin në Europianin e U21

Kristian Manea është një nga personazhet kryesore të Rumanisë së mrekullive. Përfaqësuesja ballkanase, në pjesëmarrjen e saj në Europianin për U21, ka arritur një objektiv të jashtëzakonshëm si  gjysmëfinalet dhe tani do të luajë përballë Gjermanisë në rrugën drejt një finaleje historike.

Mbrojtësi i djathtë është një prej atyre që cilësohen “të destinuar” për t’u bërë të mëdhenj. Ai është debutuesi më i ri në historinë e përfaqësueses A të Rumanisë, pasi ka veshur për herë të parë fanellën e saj në moshën 16 vjeç e 10 muaj. Viktor Piturka i dha mundësinë lojtarit që të debutonte në majin e vitit 2014, në një miqësore kundër Shqipërisë që rumunët fituan 1-0.

“Të luash në moshën 156vjeçare me përfaqësuesen, të jesh debutuesi më i ri, është një nderim i madh, Kjo tregon qartësisht se nëse punon, shpërblehesh për gjithçka. Mendoj se do të kemi një të ardhme të shkëlqyer pasi shumë prej nesh, pas këtij Europiani do të luajnë në klube të mëdha”, tha futbollisti në një interviste për UEFA-n, duke kujtuar pikërisht rekordin që kishte vënë kundër kuqezinjve. /vipsport.al/