E mbylli me PSG, Bufon mes kostumit zyrtar te Juventusi dhe transferimit në Amerikë

Xhanluixhi Bufon njoftoi ditën e djeshme se e mbylli pas një viti aventurën 1-vjeçare te PSG, ndërsa tashmë duhet të marrë një vendim për të ardhmen. Portieri i ka dyert e hapura te ish-klubi i tij Juventus, por gjithmonë nëse tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe vesh kostumin e zyrtarit.

Presidenti i Andrea Anjeli e ka gati postin për legjendën e bardhezinjve, mirëpo Bufon ende nuk e ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij. 41-vjeçari mund të joshet nga një ofertë nga klubet amerikane për të provuar edhe një aventurë të fundit para se të vendosë të largohet nga fushat.

Një opsion mbetet edhe Kina, por duket e vështirë, për shkak se Bufon preferon Amerikën. Ndërkohë, menaxheri i italianit u shpreh se Bufon është i qetë dhe për të ardhmen do të vendosë me qetësi dhe pa u nxituar.

/Egi Çabeli-VipSport.al/