E largoi Tirana, sulmuesi i Kombëtares së Ugandës rikthehet në vendlindje

Yunus Sentamu, sulmuesi i Kombëtares së Ugandës që për dy sezone ishte pjesë e skuadrës së Tiranës dhe pak ditë më parë u nda në mirëkuptim me bardheblutë duket se e ka gjetur skuadrën e re për sezonin tjetër.

Siç raportojnë mediat ugandeze, sulmuesi duket se do të rikthehet te skuadra e Viper Sc e cila është një nga ekipet më të mira të elitës së futbollit në shtetin e Ugandës. Sentamu ishte një nga pikat e forta të skuadrës bardheblu.

Kujtojmë që Tirana dy javë më parë largoi Sentamun, Atingën, Oduamadin dhe Mavejen, të katër si afrime të bujshme, por që nuk kanë bindur, sidomos në pjesën e dytë të sezonit 2018-2019.

E.S./VipsSport.al/