E kërkonin në Superiore, ish-mesfushori që spikati me Tiranën e Skënderbeun firmos në Kosovë

Mesfushori 25 vjeçar, Argjend Malaj, është futbollisti më i ri i Feronikelit. Pak ditë më parë kishte dal edhe opsion për merkaton e Flamurtarit, por duket se ka vendosur që të luajë në Kosovë me një nga ekipet më të mira dhe pretendente.

Klubi i Feronikelit, konfirmon se, që nga sot, Malaj do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Kosovës që janë pjesëmarrës edhe në Kupat e Europës. Malaj ishte futbollist i Kamzës, në Kategorinë Superiore, ku më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut e Tiranës në elitë.

Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe bëri më shumë se 20 ndeshje në Kategorinë Superiore këtë sezon. Nga sot do të jetë lojtar i skuadrës së Drenasit.

E.S./Vipsport.al/