E ardhmja e Duglas Kostës në dyshim, braziliani merr vendimin për sezonin e ri

Duglas Kosta ka qenë një nga lojtarët më të pafat të vitit të kaluar. Braziliani kaloi pjesën më të madhe të sezonit i dëmtuar pa arritur të kontribuonte për Juventusin. Dhe nisur nga këto e ardhmja e tij ishte vendosur në dyshim të madh.

Megjithatë, me Sarrin në krye të bardhezinjve, Kosta mund të shpreh më mirë cilësitë e tija, duke ditur lojën ofensive që zhvillon 60-vjeçari. Në këtë formë, ka qenë vetë Kosta i cili është shprehur i bindur se kërkon të qëndrojë në Itali, ndërsa shprehet se ka edhe 3 vite kontratë.

“ Nuk e njoh personalisht Sarrin, por e kam parë të punojë në Napoli. Për mendimin tim do të bëjmë gjëra të mëdha me Sarrin. Kam edhe 3 vite kontratë dhe jam i bindur të qëndrojë. Tashmë nis një erë e re me teknikun e ri dhe në këtë mënyrë do të qëndroj te Juventusi”, u shpreh braziliani.