Dy titullarët e Luftëtarit i ndan firma nga skuadra europiane e Superiores

Rustem Hoxha dhe Ismail Dunga kanë qenë dy nga lojtarët më stabël të skuadrës gjirokastrite në pjesën e dytë të sezonit sidomos kur kanë mbajtur edhe peshën kryesore në 11-shen e parë, në mbrojtje dhe në sulm. Por, të dy lojtarët duket se do të vijojnë karrierën në Superiore.

Një javë më parë afro kanë zyrtarizuar largimin nga skuadra e Luftëtarit, ndërsa duket se kanë gjetur akordin me skuadrën e Teutës së Durrësit. Hoxha pritet që të dal që nesër në stërvitje me ekipin “mëmë”, ndërsa Dunga ka gjetur akordin dhe pritet që të jetë zëvendësuesi i Latifit.

Për t’u theksuar, se të dy lojtarët kanë pasur edhe oferta nga skuadrat e tjera të elitës, por edhe jashtë siç është rasti i Dungës që ka edhe oferta nga kampionati Iranian, apo dhe nga Kosova.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories