Dy skuadra angleze në garë për talentin e Ajaks, surprizoi me paraqitjet në Champions

Ajaksi ishte një nga skuadrat surprizë të sezonit të kaluar teksa me paraqitjen fantastike në Champions League mbërritën deri në gjysmëfinale, ndërsa gjatë këtij rrugëtimi në skuadrën e ‘Harkëtarëve’ u evidentuan shumë talente. Tashmë që sezoni ka përfunduar dhe merkato verore është në fillimet e saj, skuadrës holandeze i kanë mbërritur plot oferta nga klubet e tjera për të kërkuar shërbimet e futbollistëve të saj.

Një nga lojtarët që mori vëmendje te Ajaksi ishte mesfushori, Doni Van De Bek. Për futbollistin 22-vjeçar, sipas asaj që raportohet nga Anglia po zhvillohet nja garë e fortë mes Totenhemit dhe Mançester Junajtid. Në fakt, të dyja skuadrat e Premier League mund të humbasin yjet e tyre të mesfushës si, Pogba dhe Eriksen, teksa zëvendësuesi konsiderohet Vand De Bek.

Në këtë mes, do të vendosë edhe dëshira e vetë lojtarit, megjithatë fakti se Totenhemi mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, apo se te ‘Spurs’ disa futbollistë të cilët janë transferuar nga Ajaksi në Londër kanë shkëlqyer, atëherë Totenhemi mund të ketë një avantazh të vogël në këtë rast.

/Egi Çabeli-VipSport.al/