Dy firmat e para gati për Pogradecin, ja emrat

Pogradeci i sezonit të ardhshëm ka gjetur akordin me dy futbollistë që në sezonin e shkuar kanë qenë pjesë e skuadrave me pretendime në Grupine  Jugut. Kështu, bëhet fjalë për mesfushorin e  Bylisit, Ildi Shyti, një nga më të spikaturit te ballshiotët.

Shyti ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës pogradecare, madje një lojtar mjaft i spikatur. Ndërsa tjetri është sulmuesi Albi çekiçi, i cili ka gjetur akordin me drejetesit. Të dy lojtarët shihen si përforcime cilësore për sezonin e ardhshëm. Pogradeci do të ketë pretendime në Kategorinë e Parë dhe synimi do të jetë rikthimi në elitë.

Ndërkohë, krahas tyre, drejtuesit duan që të afrojnë edhe ndonjë elementë tjetër cilësorë në gjirin e skuadrës së tyre që në sezonin e ardhshëm do të futet në garë për të kapur elitën.

E.S./Vipsport.al/