Dunga në mes, Tirana e Kukësi në “sprintin” e fundit!

Sulmuesi kenian, Ismail Salim Dunga, duket se do të mbetet në Superiore edhe pse për të ka pasur oferta nga Irani, Afrika, Greqia, apo dhe Maqedonia e Veriut e sido0mos Kosova ku ishte skuadra e Gjilanit që e synonte.

Por, duket se një nga sulmuesit e spikatur të Superiores në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar do të jetë në Superiore me një nga ekipet që do të jetë pretendente. Kështu janë drejtuesit e Tiranës dhe ata të Kukësit që po ngulmojnë ta bëjnë të vetin sulmuesin që  mbylli vitin e shkuar me 9 gola.

Dunga ka qenë edhe në planet e Teutës, e megjithatë tashmë sulmuesi mbetet që të “peshojë” ofertën për të hedhur firmën që këtë javë.

E.S./Vipsport.al/