Duka: Isha shumë në presion dhe humba besimin, na presin ndeshjet e vështira

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka u shpreh për “Supersport” se deri në përfundim të ndeshjes ishte në presion dhe kishte humbur besimin deri sa u shënua goli i fitores.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur pasi isha shumë në presion dhe humba besimin deri sa hyri Roshi dhe ndryshoi fytyra. Epokat nuk nisin me thikë dhe duhet bërë mirë. Kjo ishte detyrë shtëpie pasi në letër jemi më të mirë se Moldavia. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ajo që ndryshoi ishte vetëbesimi i ekipit. I jepet më shumë besim atmosferës dhe frymë pozitive ekipit. Nuk jemi skuadër e madhe por me mbështetje bëjmë mirë.

Kreu? Nëse i marrim skuadrat në letër, kemi luajtur ndaj skuadrave më të lehta dhe tani kemi ndeshje më të vështira. U kënaqa që shënoi Cikalleshi pasi kishte presion sepse fati nuk e ka ndihmuar. U kënaqa shumë dhe uroj t’i ketë hapur rrugën vetes”, tha Duka. /VipSport.al/