Duel napoletanësh në Kinë, Laveci shënon dhe mposht Marek Hamshik

Në vitet e fundit destinacioni i preferuar i futbollistëve në perëndim të karrierës ka qenë Amerika. Yjet europiane e zgjidhnin Amerikën, pasi e shikon si mundësin e fundit për të fituar kontratën e fundit të majme.

Megjithatë, tashmë është kthyer në trend edhe transferimi në Kontinentin Aziatik, saktësisht në kampionatin kinez. Kina ka tërhequr disa nga futbollistë me emër, ndërsa së fundmi në një nga ndeshjet e fundit të kampionatit, ka qenë speciale për dy ish-lojtarë të Napolit. Bëhet fjalë për Lavecin dhe Marek Hamshik. Të dy lojtarët kanë kaluar shumë momente me fanellën e të kaltërve.

Ndërkaq, skuadra e Habeit ku aktivizohet argjentinasi ka mposhtur pikërisht me golin e Lavecit, ekipin e Dalian, aty ku aktivizohet sllovaku. Ndërkohë, pas ndeshjes nuk ka munguar edhe një takim i ngrohtë mes të dyve ku Laveci, i ka dedikuar edhe disa fjalë të ngrohta për Hamshik. “ Të shikosh në fushë është gjithnjë një kënaqësi, të dua shumë Marek”, ishin fjalët e Lavecit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/