Drejtuesit e Teutës takojnë sulmuesin afrikan, i ndan vetëm firma

Dje ka pasur një takim mes krerëve të skuadrës së Teutës dhe sulmuesit kryesor të Luftëtarit, kenianit Ismail Dunga. Palët kanë dëgjuar pretendimet dhe synimet e njëri-tjetrit, ndërsa ka shumë gjasa që Dunga të jetë pjesë e durrsakëve duke filluar që nga Europa e në vijim.

Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur, skuadra durrsake do të zbresë sot pasdite në fushën e blertë për të nisur përgatitjet duke qenë se është pjesëmarrje në Europë. Stafi është konfirmuar me dyshen Shkëmbi-Vrapi si dhe me Bledian Rizvanin si trajner portierësh.

Kjo javë pritet që të ketë risi në kampin durrsak, me kualitete nga brenda vendit por edhe të huaj shumë cilësorë.

E.S./Vipsport.al/