Drejtori i Juventusit: Sarri ishte zgjedhja e parë, Pogba është futbollist i Mançester Junajtid

Në konferencën për shtyp të mbajtur për të prezantuar trajnerin e ri Mauricio Sarri, ishte edhe drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi. Drejtori nuk mundi t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve, teksa theksoi se Mauricio Sarri ishte zgjedhja e parë për stolin e Juventusit, ndërsa në lidhje me një rikthim të Pgba, preferoi të mos jepte shumë të dhëna duke u shprehur se francezi është një futbollist i Mançester Junajtid.

“ I kishim idetë e qarta nga fillimi. Por, mes klubeve të mëdha duhet të respektohet koha e duhur e formaliteteve. Sarri ishte zgjedhja e parë. Nuk i thamë asgjë specifike për ta bindur, por ai e kuptoi se në e dëshironim vërtet. E theksoj, ne e kemi zgjedhur sepse mendojmë se është trajneri më i mirë për ne. Pogba dhe Rabio janë dy lojtarë të mëdhenj.

Pogban e duam shumë, na ka dhënë shumë, por është një lojtar i Mançester Junajtid. Për sa i përket Rabio, ka shumë skuadra që e duan, por do të provojmë. Duam të ndërtojmë një skuadër me karakteristikat e trajnerit por edhe të shoqërisë”, tha Paratiçi.

/Egi Çabeli-VipSport.al/