Drejtori i Juventusit me mision në Angli, ikën Kanselo dhe identifikohet zëvendësuesi

Juventusi dhe Mançester Siti janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit Zhoao Kanselo. Palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët teksa ditën e sotme drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi ka udhëtuar drejt Anglisë.

Lojtari portugez është një dëshirë e Pep Guardiolës. Ndërkohë, nëse nuk ka të papritura rrugës, atëherë Kanselo do t’i kushtojë arkave të ‘qytetarëve’, 60 milionë euro. Në këtë mënyrë, Kanselo pas vetëm një sezoni është shumë pranë t’i japë lamtumirën aventurës së tij në Torino.

Ndërkaq, udhëtimi i Paratiçit në Angli nuk lidhet vetëm me të ardhmen e luzitanit por edhe me zëvendësuesin e mundshëm të mbrojtësit të majtë. Pasardhësi i Kanselos, pritet të vijë nga Anglia. Klubi i Juventusit preferon futbollistin e Totenhemit, Kieran Tripier. Lojtari i Kombëtares britanike u evidentua në sezonin e kaluar teksa arriti të shkonte deri në finalen e Champions League me fanellën e londinezve, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në skemat e trajnerit Poçetino.

/Egi Çabeli-VipSport.al/