Do të ishte rikthimi më i bujshëm, Zhoze Murinjo përsëri blu?!

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë dhe ajo mes Zhoze Murinjos dhe klubit të Çelsit është pikërisht e tillë. Sipas mediave angleze, tarjneri portugez po merr në konsideratë idenë për t’u kthyer për herë të tretë në 15 vitet e fundit në drejtimin e këtij klubi me të cilin ka përjetuar ndoshta periudhën më të suksesshme të karrierës si trajner.

Çelsi do të lërë të lirë këto ditë trajnerin Mauricio Sarri, i cili do t’i bashkohet Juventusit dhe është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Lampard, Alegri, Ten Hag apo Havi Garsia janë mes emrave që mendohej se janë në listë për të marrë drejtimin e bluve. Por sipas “The Sun”, emri i Murinjos ka dalë përsëri në skenë në klub, pasi trajneri është i hapur ndaj mundësisë për eksperiencën e tij të dytë në vendin ku mori nofkën “The Special One”.

Murinjo ka drejtuar Çelsin në periudhat qershor 2004-shtator 2007 dhe qershor 2013-dhjetor 2015. Gjatë kësaj periudhe ai ka drejtuar në 320 ndeshje blutë, me një bilanc prej 204 fitoresh, 65 barazimesh dhe 51 humbjesh. Trofetë nuk kanë munguar, pasi në 5 vitet e tij në drejtim, ai ka siguruar 3 tituj të Premier Ligës, 3 Kupa Lige dhe 1 Kupë FA. /vipsport.al/