Ditët vendimtare për Dermakun, mbrojtësi ka oferta por mund të qëndrojë te Kosenza

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku preferon një lëvizje në Serinë A, teksa ka ofertë konkrete nga Parma. Këto do të jenë ditët vendimtare ku do të përcaktohet e ardhmja e Dermakut, i cili preferon të luajë në elitën e futbollit italian.

Në fakt, duket sikur ka një prapakthehu në tratativat me Parmën, kjo pasi emilianët mund ta huazojnë sërish mbrojtësin. Një formulë e cila nuk preferohet nga shqiptari. Në këtë, mënyrë, Dermaku mund të pranojë rinovimin me Kozencën dhe të vazhdojë aktivizimin në Serinë B.

Sezoni që lamë pas, evidentoi vlerat e mbrojtësit, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm përgjatë kampionatit. Megjithatë, tashmë Dermaku duhet të marrë një vendim, teksa 27-vjeçari duhet të vendosë nëse do të pranojë pas disa muajve të rinovojë me ekipin e tij aktual, Kozencën.