Dinamo drejt shitjes, sezoni i ri i gjen blutë me drejtues të rinj

Duket se vuajtjet e Dinamos do të marrin fund njëherë e mirë. Dinamo që është një ndër klubi i dytë më i titulluar në vend, duke parë që zotëron 18 tituj kampionë dhe 13 Kupa të Shqipërisë, por që në pesë vitet e fundit po lëngon dhe nuk po gjen dot zgjidhje për të ardhmen.

Drejtuesit e saj, Besnik Sulaj dhe Avni Braçaj që kanë investuar shumë për më shumë se një dekadë dhe që kanë afruar te blutë lojtarët më të mirë që ka pasur tregu në vend, por edhe të huaj që kanë bërë diferencën në elitën tonë, e shohin të pamundur për të vazhduar më tej me skuadrën.

Pas katër viteve, ku ekipin ia lanë Ismet Saliajt për ta administruar dhe duke dhënë financa të pakta që kjo skuadër të mos bjerë në të Dytën. Por duket e a ardhur momenti që ata t’i thonë “mjaft”.

Kujtojmë që në vitin 2011, Dinamon e përzunë edhe nga “shtëpia” kompleksi aty ku stërvitej e grumbullohej, madje, jo vetëm skuadra e parë, por edhe moshat.  Shumë shpejtë të bëhen gati procedurat ligjore që ky klub të dalë zyrtarisht në shitje.

E.S./Vipsport.al/