Devolli: Tirana ka nevojë për ndërhyrje që nga porta deri në sulm, të gjithë të bëjnë si Skënderbeu

Bledar Devolli mendon se Tirana ka bërë mirë që ka konfirmuar në pankinë Ardian Memën. Sipas tij, trajneri kështu do të ketë kohë të ndërtojë ekipin ashtu siç duhet, për të ndërtuar një skuadër me më shumë pretendime. Por në “News 24”, ai paralajmëroi se bardhebluve do u duhej shumë punë, pasi duhej të përforcoheshin në çdo repart.

“Tirana ka bërë mirë që mbajti Ardin se përtej stresit që ka kaluar e meritonte edhe një shans tjetër. Tani do të bëjë ekipin vete dhe këto blerje kanë miratimin e tij. Por e njoh Tiranën se e kam pasur rivale, do punë që nga porta e deri në sulm, sidomos qendrat e mbrojtjes i ka emergjente. Ai duhet të bëjë ekipin nga e para, se nuk ka kuptim të shtosh para lojtarë nëse pëson gol çdo ndeshje. Është e kotë që të punosh, pastaj shkon si këtë vit që nuk ia urojmë Tiranës asnjëherë.

Klubet shqiptare të marrin shembull Skënderbeun, një herë ndërtohet klubi pastaj vijnë të tjerat. Përndryshe do të mbetet një grope e zezë që nuk nxjerr fitime. Në gjithë botën është bërë futbolli fitimprurës. Ne e kemi shembullin këtu me Skënderbeun që kaloi ture e bëri para”, tha Devolli. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan