Dëshira e madhe e Shqipërisë ndërron skuadër, do të punojë me legjendën e Realit

Në kohën e Kristian Panuçit, ishin të shumtë futbollistët që erdhën te Shqipëria por që shumë prej tyre nuk u grumbulluan më. Sakaq, kishte dhe shumë futbollistë që mbetën vetëm një dëshirë e kuqezinjve dhe njëri prej tyre ishte mbrojtësi Tomas Guidara që aktivizohej me Belgranon në kampionatin argjentinas.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare ishte një dëshirë e madhe e Panuçit, megjithatë ky i fundit nuk arriti ta bindte për të ardhur te Shqipëria. Sakaq, Guidara ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij duke qenë se është larguar nga Belgrano dhe ka firmosur me skuadrën e re.

Guidara do të jetë pjesë e Velez Sarsfilld që drejtohet nga legjenda Gabriel Heinze, për 3 vitet e ardhshme dhe për kartonin e tij, Belgrano ka paguar plot 2.1 milionë dollarë. Sakaq, vetë klubi i Belgranos ka gëzuar të drejtën për të pasur edhe 20% të kartonit të tij nëse në të ardhmen bën ndonjë transferim të madh. /Erjon Allaraj-VipSport.al/