Derbi i Mançesterit për mbrojtësin e Leisterit, Siti zbret nga froni Van Dajk

Mançester Siti është hedhur në merkato për një mbrojtës, teksa drejtuesit e klubit kanë projektuar si të duhurin lojtarin e Leisterit, Herri Meguajër. Në fakt, në garë për mbrojtësin e dhelprave është edhe ekipi tjetër i Mançesterit, Junajtid.

Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’, nuk janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për britanikun, sikurse rivalët e qytetit. Siti po përgatit një ofertë të parefuzueshme prej 90 milionë eurosh. Shifër e cila do ta transformonte 26-vjeçarin në mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke lënë pas edhe mbrojtësin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk.

Ndërkohë, për vetë Meguajër, ‘qytetarët’ po përgatisin një pagë sezonale deri në 17 milionë euro. Në këtë mënyrë, Siti tregon edhe një herë forcën ekonomike, ndërsa trajneri Pep Guardiola do të ketë një siguri më shumë në mbrojtje pas largimit të Vinsent Kompani.

/Egi Çabeli-VipSport.al/