Derbi i Madoninës për mesfushorin e Kaljarit, Barela e ka vendosur destinacionin

Drejtori sportiv i Interit, Bepe Marota prej kohësh është i interesuar për mesfushorin e Kaljarit, Niko Barela. Italiani shihet si një talent me shumë të ardhme dhe këtë sezon të Serisë A ka pasur një progres të dukshëm në performancat e tij.

Mesfushori, gjithashtu ishte pjesë edhe e Kombëtares së Italisë në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndërsa arriti të shënonte një gol. Për, Barelën interesimet nga Italia janë të shumta, teksa në ditët e fundit në garë për të hyri edhe Milani. Megjithatë, pavarësisht kuqezinjve duket se dëshira e lojtarit do të jetë vendimtare.

Barela e ka vendosur të transferohet te Interi, ndërkohë që do të respektojë marrëveshjen e cila është arritur prej kohësh. Në këtë mënyrë, Kontes nuk do t’i duhet të shqetësohet pasi mesfushori do të jetë pjesë e zikaltërve nga sezoni i ardhshëm, ndërsa Barela do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon te zikaltërit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/