De Rosi i thotë “Jo” Bokës, do ta vazhdojë karrierën në Amerikë

Daniele De Rosi e ka vendosur tashmë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, pas largimit nga Roma. Ai do të zhvendoset në Amerikë, sipas asaj që bën me dije “Tyc Sport” në Argjentinë.

Ish-mesfushori dhe kapiteni i Romës i ka komunikuar sot në mëngjes klubit të Boka Zhuniorit, që e kishte kërkuar, se nuk mund të shkojë në Argjentinë. Nikolas Burdizo, ish-shoku i skuadrës me De Rosin, aktualisht drejtues i Bokës, shpresonte shumë që italiani të bashkohej me të, por më kot.

Futbollisti italian ka zgjedhur Amerikën e Veriut për ta vazhduar karrierën dhe ka arritur tashmë një akord me Los Anxheles. Mesfushori do të jetë pjesë e MLS, ku gjen të tjerë kampionë të Serisë A dhe kampionate të tjera, duke filluar nga Ibrahimoviç. / Vipsport.al