De Ligt nuk ka vendosur për skuadrën e re, por “zgjedh” kampionatin

Mbrojtësi i Ajaksit dhe i kombëtares holandeze, Mathijs de Ligt, është në qendër të merkatos verore. Ai shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Holandës me Anglinë, duke treguar sërish se është një mbrojtës kalibri.

Pas asaj ndeshjeje, ku Holanda u kualifikua për në finalen e Ligës së Kombeve, de Ligt ka folur edhe për të ardhmen për “talkSPORT”: “Jam shumë i kënaqur që arrita ta ndihmoj skuadrën me një gol tjetër në këtë ndeshje. Për mua ka rëndësi të luaj dhe të fitoj sa më shumë përvojë. A do të jetë e ardhmja ime në Angli? Premier League është një kampionat i shkëlqyer, por nuk kam vendosur ende për skuadrën time të re”, – ka thënë kapiteni i Ajaksit.

Për de Ligt ka një interesim të madh nga Bercelona, madje edhe shoku i skuadrës, de Jong, e ka ftuar të shkojë me të te katalanasit, por mbrojtësi nuk dëshiron të nxitohet për të ardhmen. / Vipsport.al