Danimarka zyrtarizon trajnerin e ri, Hareide largohet pas Euro 2020

Një vit para kohe, Federata Daneze e Futbollit ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Age Hareide, trajneri aktual i Danimarkës, do të largohet pas Euro 2020.

Trajneri i ri është Kasper Hjulmand, 47-vjeçari që vjen pas eksperiencës me Nordsjaellandin në kampionatin danez. Akordi mes palëve është arritur deri në Europianin e 2024-ës.

Sipas Federatës së Danimarkës, fakti që skuadra ka që tani një trajner të ri të zyrtarizuar, nuk do të bezdisë trajnerin aktual në punën e tij për kualifikimin në Europianin e 2020-ës. Danimarka mban vendin e dytë në Grupin D, me 5 pikë pas 3 ndeshjesh të luajtura. / Vipsport.al