Cuculi: Shpëtuam sezonin, në Superkupë do të shohim se ku jemi me Partizanin

Mbrojtësi i Kukësit, Ardian Cuculi, argumenton se fitorja e Kupës së Shqipërisë ka shpëtuar sezonin për klubin verilindor. Në “Gol pas Goli” ai tregoi edhe momentet e vështira të fundit të ndeshjes ndërsa beson se prova e vërtetë për ekipin nuk do të jetë pjesëmarrja në Europë, por Superkupa me Partizanin ku do të shihet se në çfarë raportit janë skuadrat për titullin kampion në edicionin e ardhshëm.

“Çdo fitore, çdo trofe nuk është i lehtë dhe kërkon sakrificën. Në minutat e fundit pësova goditje dhe nuk shihja mirë, ndihmova lojtarët duke qëndruar aty dhe shpëtuam sezonin. Them se shpëtuam sezonin se ishte ndërtuar ekipi për titullin kampion, ishim në vendin e dytë dhe morëm kupën, gjysma e së keqes

Fanellat e festës? Unë e dija që Nexhipi ishte i sigurt dhe i porositi ato bashkë me shefin e klubit, Hallaçin.

Duke mos i hequr asnjë meritë Partizanit që fitoi kampionatin se e di që është punë e gjatë, ne deshëm edhe në ndeshjen e fundit që ata të mos e fitonin ndeshjen, për të treguar diçka dhe e treguam. Superkupa është një ndeshje për të parë se ku jemi, shpresojmë të marrim Superkupën”, tha Cuculi. /vipsport.al/