Çmimi i Madh i Italisë/ Petruçi mposht në xhiron e fundit Markez, katastrofë për Rosin

Ka përfunduar me suksesin e pilotit italian të Dukatit , Danilo Petruçi Çmimi i Madh i Italisë. Në pistën e Muxhelos, Petruçi ia doli të linte pas Mark Markez me Hondën, ndërsa këtij dueli iu shtua edhe Andrea Doviciozo. Një duel i të treve që zgjati deri në vijën e binishit, me pilotët që ndërruan disa herë pozicionet mes tyre, por në fund Petruçi ia doli të mbronte vendin e parë duke marrë fitoren në vendin e tij.

Ndërkohë, një ditë katastrofë për legjendën Valentino Rosi, i cili nuk arrita ta përfundonte garën. 40-vjeçari pasi doli njëherë nga pista provoi të rikthehej sërish, teksa renditej në vendin e fundit, megjithatë më pas erdhi një tjetër rrëzim, e cila e detyroi të braktiste përfundimisht garën.

Ndërkaq, Mark Markez vazhdon të udhëheqë renditjen e përgjithshme të klasifikimit me 95 pikë të grumbulluara, ndërsa ndiqet nga Doviciozo dhe Aleks rinz. Gara e ardhshme e Moto Gp do të zhvillohet pas dy javëve në Spanjë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/