Championsin e fitoi edhe ajo, UEFA i bën dhuratën speciale modeles Kinsei Volanski

Reklama, dihet, është shpirti i biznesit. Ai episod, me protagoniste modelen Kinsei Volanski, ka kontribuuar që për finalen e Championsit të flitet edhe më shumë, kjo është e pamohueshme. Dhe për këtë arsye, për atë ndërhyrje hot, dikush nga UEFA ka menduar t’i bëjë një dhuratë.

Kështu, përveç Liverpulit që fitoi trofeun, edhe biondja fitoi në finalen e Madridit një famë të jashtëzakonshme dhe do të kujtohet më shumë se golat e Salah dhe Origi. Në fushën e “Wanda Metropolitano” ajo bëri një paraqitje shumë të mirë dhe ndikoi që për atë ndeshje të flitet shumë edhe në ditët në vazhdim. Për këtë arsye nuk ka munguar dhurata nga një përfaqësues i UEFA-s, edhe pse ka qenë një vendim personal i tij. Po, është kështu.

E ka konfirmuar vetë modelja në Tuiter, me anë të një videoje, ku tregon një biletë nderi për në Champions. “Një djalosh simpatik, i cili punon për UEFA-n, më dha këtë në aeroport”, – komenton modelja, duke treguar biletën. Një biletë simbolike për zonën Vip është një nga dhuratat klasike që UEFA përgatit për ata që marrin shërbimin e paketës më të rëndësishme në mbrëmjet gala. E drejtë që punonjësi i UEFA-s ia ka dhuruar edhe modeles? Po, sepse vrapimi i saj mbi barin e “Wanda Metropolitano” do të mbetet një imazh simbolik i ndeshjes.

Pas asaj që bëri të shtunën, edhe Kinsei Volanski është kthyer vërtet në një Vip. / Vipsport.al