Champions League, turi i dytë/ Buzëqesh Partizani, Shkëndija e Tetovës e pafat

Partizani ka buzëqeshur në shortin që u hodh sot në Nion të Zvicrës në lidhje me turin e dytë të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë do të kenë një ndeshje më të lehtë në letër nëse arrijnë të kalojnë Karabakun duke qenë se do të luajë me fituesin e çiftit Dundalk-Riga.

Të kuqtë shpresojnë që të kalojnë Karabakun dhe më e lehtë do të ishte nëse edhe Riga arrin të kalojë irlandezët e Dundalk. Sakaq, Shkëndija ishte pafat në lidhje me këtë short duke qenë se do të përballet me fituesin e çiftit Sëlltik-Sarajevo. Kuqezinjtë shpresojnë që të arrijnë të kalojë Sarajevo ndërkohë që duhet të bëjë mirë ndaj estonezëve të Nome Kalju.

Nëse Feronikeli arrin të fitojë në fazën paraeliminatore, përballë do të ketë Nju Saintsin në turin e parë ndërkohë që më pas është Kobenhageni kundërshtari i radhës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Shorti i Championsit për turin e dytë:

Dundalk/Riga – Partizani/Karabak

Nju Seints / Feronikeli – Kobenhagen

Sëlltik/Sarajevo-Nome Kalju/Shkëndija