Champions League/ Short me fat për Shkëndijen, tetovarët ‘peshkojnë’ skuadrën estoneze

Në shortin e Champions League, i cili është hedhur në Nion të Zvicrës, janë mësuar edhe kundërshtarët e kampionëve të Maqedonisë, Shkëndijes së Tetovës.

Shkëndija është pjesë e turit të parë eliminator, teksa do të përballet me Nome Kalju, skuadër nga Estonia. Tetovarët kanë rezultuar me fat teksa kanë shmangur përballjet me kundërshtarë më të vështirë dhe në këtë formë nisen si favoritë për të avancuar më tej, në raundin pasardhës. Ndeshja e parë do të luhet në Estoni.

Sa i përket, kampionëve të Kosovës, Feronikelit, kosovarët marin pjesë në raundin preeliminator, ndërsa nëse kalojnë rivalët modeste nga Gjibraltari, megjithatë ndeshjet do të luhen në Kosovë. Dhe nëse Feronikeli ia del të kalojë, atëherë do të ndeshen me skuadrën e Nju Sieints, skuadër nga Uellsi.

Nome Kalju-Shkëndija