Champions League/ Partizani njeh kundërshtarin, përballet me skuadrën që eliminoi Kukësin

Sot në Nion të Zvicrës, u hodh shorti i  Ligës së Kampionëve aty ku nga Kategoria Superiore do të marrë pjesë Partizani që është njëkohësisht edhe fitues i titullit kampion në Shqipëri. Të kuqtë ndodheshin në vazon e dytë të shortit dhe ditën e djeshme janë ndarë edhe minivazot, ku Partizani ka njohur kundërshtarët e mundshëm.

Partizanin e pret një ndeshje e vështirë në letër në turin e parë ku përballë do të ketë Karabakun. Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabakut do të luhet në Tiranë, ndërkohë që ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Azerbajxhan. Sakaq, short i lehtë ka qenë për Shkëndijën që përballë do të ketë estonezët të Nome Kalju.

Partizani-Karabak