Champions League/ Atë që nuk bën ekipi i parë e bëjnë femrat, Vllaznia njeh kundërshtarët

Vllaznia e femrave ka arritur të dominojë futbollin në vend duke arritur fitore me goleada dhe duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment titullin kampion. Vajzat e Vllaznisë kanë arritur të përfaqësojnë më së miri fanellën e Vllaznisë, duke arritur suksese të cilat nuk po i arrin ekipi i meshkujve.

Vllaznia ka njohur sot kundërshtaret që do të ketë kundërshtarë jo të vështirë në letër në fazën kualifikuese. Shkodranet do të luajnë ndaj Gintra Universitetas nga Lituania që është edhe vendi pritës ndërkohë që janë edhe Birkirkara dhe Ueksford Jauth.

Sakaq, edhe Mitrovica ka njohur kundërshtaret dhe ka Klyzhin nga Rumania, Sofian e Bullgarisë dhe Breznicë nga Mali i Zi. Vendi pritës në grupin e Mitrovicës, do të jetë Mali i Zi.

Grupi 2: Universitatea Olimpia Klyzh, Sofia, Breznica Pljevlja, MITROVICA

Grupi 10: Gintra Universitetas, VLLAZNIA, Ueksford, Birkirkara