Çelsi më pranë Lampard, blutë i ofrojnë legjendës kontratë 3-vjeçare

Mauricio Sarri tashmë është zyrtarizuar si trajneri i ri i Juventusit. Tekniku italian vendosi të braktisë në këtë formë CCeslin, të cilët tashmë kanë nisur nga puna për të emëruar teknikun e ri. Një nga emrat që ka qarkulluar më së shumti për stolin e bluve tw Londrws, është ish-futbollisti dhe legjenda e tyre, Frenk Lampard.

Në fakt, dyshimi i vetëm për Lampard është nuk ka shumë eksperiencë në rolin e trajnerit, pasi ish-mesfushori deri më tani ka drejtuar vetëm skuadrën e Derbit, në Championship. Megjithatë, duke marrë parasysh sa mirë e njeh Lampard klubin, atëherë drejtuesit duken se janë bindur t’i ofrojnë 40-vjeçarit një kontratë 3-vjeçare, e cila mund ta ‘joshë’.

Ndërkohë, nga ana tjetër, klubi i Derbit nuk do t’i nxjerrë asnjë pengesë Lampard për t’u rikthyer në skuadrën e zemrës, edhe pse këtë herë jo më në rolin e futbollistit. Pas kësaj lëvizje të Çelsit, palët janë vërtet pranë dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet brenda pak ditëve. Ndërkaq, zgjedhja për të emëruar në timonin e skuadrës Frenk Lampard, ka gjetur mbështetje të gjerë edhe në tifozerinë e Çelsit, e cila nuk e ka harruar kontributin e tij në mesin e fushës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/