Çelsi gati të emërojë legjendën në krye të klubit, Lampard pason Sarrin

Frenk Lampard duket se ka më në fund  aprovimin e drejtuesve të Çelsit për të ,arrë drejtimin e bluve të Londrës, pas largimit të Mauricio Sarrit. Legjenda e klubit do kthehet në ‘Stamford Bridge’, por këtë herë me një përgjegjësi tjetër. Londinezët ishin në dyshim për eksperiencën e pakët të ish-mesfushorit, megjithatë fakti që 41-vjeçari e njeh mirë klubin e Çelsit, ka ndikuar qe eksperienca në këtë rast të mos ketë përparësinë kryesore.

Lampard e filloi rrugëtimin e tij si trajner sezonin që lamë pas, teksa udhëhoqi skuadrën e Derbit, në Championship. Në fund, Lampard i shkoi shumë pranë promovimit në Premier League, ndërsa u ndal në raundin play off nga Aston Vila.

Megjithatë, tashmë Lampard së bashku me ndihmësin e tij te Derbi, do të marrin detyrën më të rëndësishme, teksa duhet të menaxhojnë organikën e lojtarëve aktualë, pasi Çelsi nuk mund të zhvillojë merkato pas dënimit nga UEFA. Zyrtarizimi i trajnerit të ri mendohet se do të konkretizohet brenda dy ditëve të ardhshme.

/Egi Çabeli-VipSport.al/