Çelsi dhe Marina bëjnë lëmsh Sarrin, e detyrojnë të kërkojë Juventusin

Juventusi është në kërkim të një trajneri dhe nuk do ta ketë aspak të lehtë të firmosë me Maurisio Sarrin. Marina Granovskaia ashtu siç edhe ishte thënë më herët ka kërkuar 7 milionë euro për të lënë të lirë trajnerin italian ndërkohë që nga ana tjetër, klubi i Çelsit ka marrë një vendim që i lë Sarrin dhe Juventusin pezull.

Tekniku italian ka kërkuar një garanci se do të jetë trajner i Çelsit deri në fund të sezonit, duke qenë në këtë mënyrë i sigurt se nuk do ta largojë kush nga skuadra. Kjo kërkesë e bërë nga Sarri, sipas mediave angleze është hedhur poshtë dhe askush nuk i ka dhënë garancinë që Sarri kërkon duke e shtyrë që të kërkojë largimin te Juventusi.

Ky kalim i Sarrit në Seria A, do t’i sillte jo pak fitime Çelsit pasi në arkat e tyre do të shtohen plot 7 milionë euro duke llogaritur këtu edhe 5 milionë euro që Sarri përfiton në sezon. Juventusi duket se nuk do të dorëzohet për Sarrin, aq sa edhe Çelsi nuk ka ndërmend të lëshojë pe. /Erjon Allaraj-VipSport.al/