Bylisi mendon për infrastrukturën, ja ndryshimet që pritet të ndodhin

Në Ballsh, nuk po nxitohen sa i përket sezonit të ri edhe pse në letër ka shumë projekte, që kanë të bëjnë me rikthimit e të huazuarve, afrimet, infrastrukturën por edhe marketingun sa i përket lojtarëve të cilët synohen nga shumë skuadra brenda dhe jashtë vendit. Por, në muajin korrik pritet që të ndërtohet dhe të marrë formë të plotë edhe Bylisi i Superligës, me plot surpriza, pasi pjesa më e madhe e titullarëve janë nën kontratë, për më shumë se një sezon. Deri më tani ka rinovuar nigeriani Beji Antoni, ndërsa pritet që te skuadra të filloj të bëj edhe zyrtarizimet e para në këtë  merkato vere, ndërsa presidenca dhe stafi teknik nuk po nxitohen.

Infrastruktura

Sa i përket infrastrukturës, ajo ka pësuar ndryshime rrënjësore në vitet e fundit, falë dashamirësisë dhe investimeve të kreut të aksionarëve dhe pronarit të klubit Besnik Kapllanaj. Por, stadiumi ka pësuar ndryshime tri vite më parë, pasi për herë të parë janë vënë karrige plastike në ballore, e gjithashtu edhe ambientet e brendshme të dhomave të zhveshjes, kanë kushte moderne. Pa harruar edhe tribunën kryesore apo dhe vendet e mediave. Pritet që të ketë një tjetër ndërhyrje në tërë ambientit ku Bylisi do të luajë ndeshjet zyrtare, ndonëse edhe sezonin e shkuar në Ballsh janë zhvilluar ndeshje të Superiores. Bylisi ndeshjet e Superiores do t’i zhvillojë në Ballsh, pasi e ka marrë “OK” edhe nga sektori i licencimit, pasi plotësohen të gjitha kushtet.

Moshat

Vëmendje në Ballsh, do të ketë edhe aneksi, aty ku stërviten ekipet e moshave, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Presidenca, por edhe bashkia u ka kushtuar një vëmendje të madhe edhe ekipeve zinxhirë. Në Ballsh tashmë janë 7 ekipe nga U-7 e deri tee U-19. Numri i fëmijëve do të jetë në rritje sezonin e ardhshëm, pasi aneksi stërvitore me bar natyral është në kushte të shkëlqyera, por do të shihet mundësia e dhomave të zhveshjes në të por edhe mensa për lojtarët.

E.S./Vipsport.al/