Bylisi gjen akordin me dy futbollistë, një mbrojtës i Superiores dhe një sulmues

Bylisi arriti këtë sezon të ngjitej në Kategorinë Superiore pas disa sezoneve të kaluara në kategorinë inferiore. Skuadra ballshiote mposhti konkurrencën e Besës së Kavajës dhe tashmë në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Në këtë mënyrë, Bylisi ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri, teksa ka rinovuar me disa prej futbollistëve kryesorë të vitit të shkuar. Sakaq, së fundmi ballshiotët duket se kanë gjetur akordin me dy lojtarë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Edison Ndreca.

24-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Kastriotit, teksa ishte një titullar i rregullt në skuadrën krutane duke evidentuar cilësitë e tij. Sakaq, përforcimi i dytë është sulmuesi i Besës, Donald Mellugja, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv të skuadrës ballshiote.

/Egi Çabeli-VipSport.al/