Biznesmenë të huaj interesohen për Dinamon, presidenca vendos para sezonit të ri

Dinamo në sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të ketë pronar të huaj. Janë disa kompani që po shfaqin interes në muajt e fundit për të financuar blutë, e madje për ta blerë skuadrën nga dyshja aktuale, Besnik Sulaj dhe Avni Braçe që janë edhe pronarët legjitim me letra.

Edhe në vitet e shkuara, kanë shfaqur interes për ta blerë Dinamon, por duke parë se blutë kanë mbetur pa shtëpi e pa fushë stërvitje, janë stepur nga nisma e tyre. E megjithatë, Dinamo është një emër i madh në futbollin shqiptar.

Blutë kanë të ngritur ekipet e moshave, ndaj edhe pritet që këtë verë të ketë një vendim për Dinamon e cila sipas gjasave do të shitet, pasi bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme për një skuadër si Dinamo.

E.S./Vipsport.al/