“Biskota” franko-rumune e dëmton dy herë Italinë, të kaltrit mbeten pa trajner

Franca dhe Rumania morën mbrëmjen e djeshme një barazim në ndeshjen e fundit në grupe të Europianit U21, ku ky barazim e nxori Italinë jashtë garës për një vend për n finalet e Europianit. Sikur të mos mjaftonte vetëm ky eliminim, Italia tashmë do të duhet që të gjejë një trajner të ri.

Trajneri i U21, Luixhi di Biaxho ka vendosur që të largohet nga posti i trajnerit dhe këtë e ka komunikuar ditën e sotme megjithëse ende nuk është zyrtarizuar largimi i tij. Trajneri i 21-vjeçarëve e kishte paralajmëruar më parë se mund të jenë kualifikueset e fundit dhe se mund të largohej, ndërkohë që ky eliminim duket se i përshpejton veprimet.

Sakaq, së bashku me Di Biaxhon mund të largohen edhe pjesa e stafit teknik dhe të përgatitet një tjetër staf me të tjerë futbollistë për eliminatoret e radhës pasi shumë prej futbollistëve, luajtën ndeshjet e fundit për shkak të moshës së tyre. /Erjon Allaraj-VipSport.al/