Besa e Superiores e nis nga një 19-vjeçar

Besa ka nisur me merkaton dhe duket e skuadra e Kavajës do të synojë Superiore. Presidenca verdhezi ka afruar një lojtar të talentuar, mesfushorin me tipare sulmuese 19-vjeçar që në 20 ndeshje në Berat nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat. Shaqe është një futbollistë me perspektivë.

Ai ka dalë nga moshat e Skënderbeut, ka luajtur edhe me të rinjtë në Berat, ndërsa te Tomori në ekipin e parë është pjesë prej një sezoni. Në Kavajë ka pasur shumë largime, madje bëhet fjalë për 10 lojtarë dhe titullarë të gjithë në sezonin e shkuar.

Për një ekip me pretendime duke ditur edhe merkaton ekipeve të tjera apo dhe konkurrencën e madhe në Kategorinë e Parë, persidenca verdhezi duhet që të bëj goditje…!

E.S./Vipsport.al/