Besa e “dashuruar” pas talenteve firmos me mbrojtësin e Vllaznisë

Besa duket e dashuruar me lojtarët e talentuar dhe një prej tyre është mbrojtësi i talentuar, Uheid Hoxha. Ky i fundit konsiderohet në Shkodër si një nga lojtarët me më shumë perspektivë.

Situata te Vllaznia duket se nuk po u shkon për shtat edhe lojtarëve të rinj e jo më titullarëve të skuadrës së parë. Ndaj edhe duket se skuadra verdhezi ka përfituar duke e afruar në gjirin e vet duke i ofruar një kontratë.

Pak ditë më parë, skuadra e trajnerit Gugash Magani froi një tjetër futbollist dhe bëhet fjalë për Klejvis Shaqen që ka qenë titullar te Tomori sezonin e shkuar.

Ndërkohë që presidenti Bizhdili i ka bërë bllokadë edhe një prej talenteve më me perspektivë, Tedi Cara i cili edhe pse është synuar nga Skënderbeu, prej nga ku ka marrë një ofertë konkrete do të mbetet pjesë e verdhezinjve edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Bizhdili dhe Magani janë duke parë edhe disa lojtarë të rinj të cilët kanë luajtur në Kategorinë e Parë apo edhe me ekipet e moshave të kryeqytetit këtë sezon.

E.S./Vipsport.al/