Bëri lëmsh merkaton me kërkesa të çuditshme, ish-mesfushori i Partizanit zyrtarizohet në Maqedoni

Pak ditë më parë, klubi i Llapit në Kosovë njoftoi se është arritur akordin me mesfushorin e Renovës, Emran Ramadani për kalimin e këtij të fundit në Ipko-Superliga ku edhe u bë prezantimi i tij. Megjithatë, gjithçka ka zgjatur shumë pak duke qenë se Ramadani ka vendosur të largohet nga Kosova.

Ai ka firmosur dhe është zyrtarizuar në Maqedoninë e Veriut dhe do të jetë pjesë e debutuesve të Strugës në sezonin që vjen. Ish-mesfushori i Partizanit, sipas asaj që raportonte vetë klubi i Llapit, kishte kërkuar që paga t’i jepej në dorë dhe jo në bankë siç funksionon me të gjithë.

Këtë kërkesë nuk e ka miratuar Llapi dhe për pasojë, Ramadani nuk ka pranuar të firmosë kontratën duke u larguar në Maqedoni. Ai e njeh mirë kampionatin maqedonas ndërkohë që një periudhë ishte edhe në Shqipëri te Partizani, por u largua pa lënë gjurmë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/