Batha përgatitet për Tiranën: Gati për sfidën më të madhe, shokët më të rëndësishëm se paratë

Idriz Batha ka lënë pas të kaluarën dhe tashmë është pjesë e klubit të Tiranës. Mesfushori përgatitet për sfidën më të madhe, ashtu siç edhe ai vetë shprehet nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij.

Batha nuk ka harruar të falënderoj ish-klubin e tij Flamurtarin, me të cilën pavarësisht problemeve nuk është penduar për zgjedhjen e tij. Në postimin e tij, mesfushori nuk ka harruar edhe problemet financiare te vlonjatët, ndërsa shton se shokët që ka njohur te skuadra janë më të rëndësishëm se paratë.

Postimi i plotë: “Miqt e mi, gjej rastin t’ju informoj të gjithëve që këtë vit do të jem pjesë e ekipit të Tiranës , 1 aventurë qe mezi pres qe ta filloj, por dua të falenderoj cdo njeri në qytetin e Vlorës, sepse pavarësisht problemeve qe kalova aty, kurrë skam për tu penduar që zgjodha Vlorën, sepse njoha shokë te mrekullueshëm dhe kush më njeh e di që për mua shokët janë më të rëndësishëm se paratë , faleminderit tifozëve vlonjat që më mbështetën me zemer, faleminderit drejtuesve te klubit , faleminderit të gjithëve.. pooor sfida ime më e madhe fillon tani , me zotin para kam besim tek vetja dhe tek klubi që zgjodha për të shkuar në majën e futbollit shqiptar . Respekte te gjithëve. I.B”, ishin fjlaët e futbollistit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/