Bajerni vazhdon t’i prishë planet Pep Guardiolës, ofertë mesfushorit spanjoll

Bajern Mynih vazhdon t’i vërë “shkopinj nën rrota” ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola. Pas interesimit për Leroi Sané, drejtuesit e klubit bavarez po përgatiten për t’i rrëmbyer trajnerit spanjoll një tjetër lojtar.

Në planet e Bajernit është Rodri, mesfushori i Atletiko Madridit, i cili dukej një hap larg kalimit në Premier League. Sipas gjermanes “Bild”, Bajern ka gati një ofertë për futbollistin 22-vjeçar.

“I kam kërkuar klubit që të vlerësojë mirë gjithçka. E vetmja gjë që mund të them për momentin është se kam një klauzolë në kontratë prej 70 milionë eurosh. Nuk e di çfarë do të ndodhë”, – ka thënë Rodri,  një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, por tashmë edhe nga Bajerni. / Vipsport.al