Atletiko Madrid pranon të shesë portierin Oblak, sfidë Angli-Francë për sllovenin

Jan Oblak është një nga portierët më të mirë në botë dhe është e natyrshme që të jetë në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane. Për sllovenin 26-vjeçar duket se ka ardhur momenti të lërë Atletiko Madridin për një sfidë të re.

Sipas asaj që bën me dije “Daily Mail” në Angli, Oblak nuk konsiderohet i pashitshëm nga klubi spanjoll, që po ndryshon totalisht në prapavijë, pasi ka shitur thuajse gjithë mbrojtjen. Situata po monitorohet më shumë vëmendje nga Mançester Junajtid, që kërkon ta rrëmbejë sllovenin para PSG-së.

Të dy këta klube janë në kërkim të një portieri kalibri dhe tani gjithçka varet nga oferta më e lartë. Nëse Oblak shkon në Premier League, me shumë mundësi PSG-ja do të marrë David De Gean pikërisht nga Mançester Junajtid. / Vipsport.al