Artan Mërgjyshi më afër Apolonisë, në 20 qershor pritet zyrtarizimi

Në Fier duket se e kanë zgjedhur trajnerin e ri. Është folur për shumë mera nga tregu shqiptar por edhe të huaj, mes të cilëve edhe Esad Karishik. Por, drejtuesit fierak duan një trajner shqiptar që të njohë realitetin si dhe të çojë Apoloninë në elitë.

Në datën 20 qershor pritet që në Fier të prezantojnë trajnerin e ri dhe nga të gjitha alternativat e mundshme, duket e më afër zyrtarizmit për të marrë drejtimin e skuadrës fierake është Artan Mërgjyshi. Në fakt ky e njeh mirë ambientin në Fier, pa thënë se ka eksperiencë në disa skuadra në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Mërgjyshi është një trajner që ka punuar shumë edhe me lojtarët e rinj, ndaj edhe strategjia e Apolonisë, krahas Superiores është zbulimi i talenteve duke qenë se ata janë me shumicë në ekipet e tyre të moshave U-17 dhe U-19.

E.S./VipSport.al/