Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Nejmarit, fjalën e fundit e thotë PSG

Nejmar është shumë pranë rikthimit te Barcelona dhe vetë ylli brazilian duket se është i dëshpëruar në Paris e kërkon me çdo kusht një rikthim të bujshëm. N orët e fundit, mediat raportojnë se gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe se Nejmar është shumë pranë transferimit në “Camp Nou”.

Aktualisht, ylli brazilian fiton 36.8 milionë euro në vit me fanellën e PSG-së ndërkohë që te Barcelona ai do të fitojë më pak. Braziliani do të marrë 24 milionë euro në sezon, shifër kjo e reduktuar nga katalanasit dhe që është pranuar nga braziliani Nejmar.

Tashmë, gjithçka i mbetet në dorë PSG-së për të thënë fjalën e fundit për të dhe për të vendosur nëse Nejmar do të largohet apo jo. Parisienët kërkojnë nga Barcelona një shumë të konsiderueshme për ta lënë Nejmarin të lirë, ndërkohë që vetë spanjollët synojnë të firmosin me të për një shumë më të ulët se ajo për të cilën e shiti vite më parë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/